Presidenti gjerman Steinmeier tërheq vërejtjen në pasojat e krizës së Coronës

Evropë

Presidenti gjerman Steinmeier tërheq vërejtjen në pasojat e krizës së Coronës

Nga: F.B Më: 3 maj 2020 Në ora: 11:32
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka përshëndetur lirimin shkallë shkallë të masave që në vend janë vendosur gjatë angazhimit dhe luftës kundër përhapjes së virusit Corona, ndërkohë që ka tërhequr vërejtjen në pasojat që do ketë pas kësaj pandemie, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

„Veprimi i matur dhe i kujdesshëm është shumë në rregull” ka nënvizuar ai në një intervistë për “Frankfurter Algemajne cajtung”.

Tl gjitha lehtësimet duhet mirë të analizohen dhe nëse shihen mundësi dhe dyshime  për  rikthim të situatës duhet pasur kujdes” ka thënë Steinmeier .

„ Presioni po rritet pasi pasojat sociale, ekonomike edhe psikologjike janë gjithnjë më të dukshme edhe më të qarta” tha ai.

Sipas Steinmeier mos durimi i njerëzve është në rritje dhe secili lehtësim i masav epër një grup krijon mos durim tek grupi tjetër.

Vendosja e masave të jashtëzakonshme gjithnjë është më e thjeshtë se tërheqja e tyre, por çdo duhet të bëhet me maturi” tha presidenti gjerman.

Me qëllim që qytetarët të vazhdojnë të pranojnë kufizimet, me rëndësi tash është shumë se  përpara që ata të ndihen të informuar.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat