600 km rrugë në këmbë, kryebashkiaku rebelohet ndaj Contes, ja arsyeja

Evropë

600 km rrugë në këmbë, kryebashkiaku rebelohet ndaj Contes, ja arsyeja

Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:36
Kryebashkiaku rebelohet ndaj Contes

Kryetari i bashkisë së një komune në Itali u nis në këmbë drejt Romës si shenjë proteste kundër qeverisë Conte. Gianluca Bacchetta, kryebashkiak i Divignano, ka si objektiv të përshkojë 600 kilometra në këmbë, duke i dhënë një simbolikë protestës ndaj vendimeve të qeverisë italiane.

Ai synon t’i kthejë shpërblimin kryeministrit Giuseppe Conte dhe t’u japë zë kryetarëve dhe ndërmarrësve në biznesin e restorantit. Duke filluar nga e Premtja 1 maj, qytetari i parë Piemonte i një komune me 1400 banorë në provincën e Novarës dhe pronar i restorantit dhe birrës së gjermanëve Edelstube në Pombia (Novara).

“Do t’ia kthej 600 eurot mbrapsht, ne na duhen projekte serioze për të përballuar këtë situaë dhe jo lëmosha nga ana e qeverisë”, shprehet kryebashkiaku i revoltuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat