Kjo është data kur i kthehen punës fabrikat kryesore në Turqi

Evropë

Kjo është data kur i kthehen punës fabrikat kryesore në Turqi

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Turqia ka filluar lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Të gjitha fabrikat kryesore turke do të rifillojnë operimet që nga 11 maji, tha ministri i industrisë Mustafa Varank të martën, raporton Reuters.

Lajmërimi erdhi një ditë pasi presidenti Tayip Erdogan të njoftoi një periudhë normalizimi për të rifilluar ekonominë pas shpërthimit të koronavirusit.

Turqia ka rreth 130,000 raste të konfirmuara COVID-19, por vendi do të fillojë të lehtësojë masat e kontrollit në maj, qershor dhe korrik në mes të një ngadalësimi të shpërthimit, tha Erdogan të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat