Gjermania kërkon arrestimin e pjesëtarit të Shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU

Evropë

Gjermania kërkon arrestimin e pjesëtarit të Shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU

Më: 5 maj 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Sipas agjencisë hulumtuese ruse Meduza, Prokuroria gjermane ka lëshuar urdhër për arrestimin e Dmitriy Sergeyevich Badin, i cili dyshohet se kishte bërë sulme kibernetike ndaj Bundestagu gjerman, në vitin 2015.

Prokuroria gjermane kishte arritur të identifikonte dy hakerët rusë, të cilët ishin përfshirë në sulmin kundër Parlamentit gjerman, por ne këtë fazë ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme vetëm për Dimitri Sergeyevich Badin.

Dmitriy Sergeyevich Badin, i lindur me 15 nëntor 1990, në Kursk, Federata Ruse. Badin është pjesëtarë i Shërbimit inteligjent të Ushtrisë Ruse, të njohur si GRU (Гла́вное управле́ние Генера́льного шта́ба Вооружённых Сил Росси́йской Федера́ции). Njësia ku punon Badin është e njohur si Njësia ushtarake 26165, e cila njësi ka për detyrë hakimin e institucioneve dhe personave me interes për Rusinë.

Badin është gjetur se është edhe anëtar i forumit rus të teknologjisë informative, “Positive Hack Days”. Ky forum rus është mbështetur drejtpërdrejt nga Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, si dhe nga Kaspersky Lab, kompani ruse e cila ofron shërbime të antivirusit për institucione shtetërore, ndërmarrje dhe shfrytëzues individualë.

Dimitri Badin, në vitin 2018, ishte akuzuar nga SHBA për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA. Emri i Badin është në mesin e 12 oficerëve të GRU-së, të cilët akuzoheshin që kishin ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Badin gjithashtu akuzohet edhe për sulme kibernetike edhe ndaj WADA (Agjencioni Botëror i Anti Dopingut), FIFA (Asosacioni i Federatës Botërore të Futbollit), IAAF(Shoqata ndërkombëtare e Federatës së Atletikës) dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe qëllimi i harkimit kishte të bënte me nxitjen e opinionit publik në favor të Rusisë në skandalin e dopinkut të atletve rus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat