Njeriu që izoloi britanikët bën gafën e pafalshme, ja vendimi ekstrem që mori

Evropë

Njeriu që izoloi britanikët bën gafën e pafalshme, ja vendimi ekstrem që mori

Më: 6 maj 2020 Në ora: 09:37
Neil Ferguson

Shkencëtari Neil Ferguson, i cili këshilloi kryeminstrin britanik, Boris Johnson për vendosjen e masave të bllokimit për të luftuar koronavirusin, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij qeveritar pasi shkeli rregullat e kufizimit për të takuar të dashurën e tij, e cila është e martuar me dikë tjetër.

Sipas mediave të huaja, Ferguson 51 vjeç e lejoi Antonia Staats të udhëtonte nëpër Londër për ta vizituar atë në shtëpinë e tij pavarësisht bllokimit, për të cilin ai vazhdimisht ka theksuar se është jetik në ndalimin e përhapjes së virusit.

Staats 38-vjeçe jeton me burrin e saj, i cili është në të 30-tat dhe me dy fëmijët e tyre në një shtëpi prej 1.9 milion paund, në jug të Londrës.

Image

Ajo udhëtoi nëpër qytet për të vizituar shkencëtarin dhe kjo ndodhi pasi bllokimi u vendos më 23 mars.

“E pranoj që nuk kam vepruar mire dhe mora rrugën e gabuar”, tha Ferguson i “Imperial College London”.

“Prandaj, jam larguar nga implikimi im në Sage”, tha ai duke iu referuar Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencë.

“Më vjen keq për çdo ‘dëmtim’ të mesazheve rreth nevojës së vazhdueshme për distancim shoqëror për të kontrolluar këtë epidemi shkatërruese”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat