Mjekët gjerman kanë zbuluar antitrupin që pamundëson përhapjen e virusit

Evropë

Mjekët gjerman kanë zbuluar antitrupin që pamundëson përhapjen e virusit

Nga: F. B. Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Mjekët gjerman kanë arritur sukses të madh në hulumtimin për gjetjen e ilaçit kundër virusit Corona, pasi ia dolën që të dëshmojnë ekzistimin e antitrupave që evitojnë kalimin e virusit në qeliza, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

“Ky është përparim i qartë që dëshmon se gjendemi në rrugën e drejtë për të krijuar barin kundër Covid-19 ka njoftuar Luka Cicin-Sain nga Qendra për hulumtim të infeksioneve Helmholc” në Braunshvajg.

Gazeta “Braunsjvajger cajtung” thekson se Cicin-Sain dhe ekipi i tij kanë analizuar 6 mijë mostra artificiale të antitrupave të njeriut.

Me atë rast kanë gjetur rreth 750 antitrupa që “varen” në virusin Corona, që është parakusht për luftimin e suksesshëm kundër tij.

Tash do të bëhet testimi i veprimit të antitrupave, ndërsa qëllimi i ekipit të ekspertëve është ubulimi i barit me të cilin të sëmurit rëndë nga Corona do të mund të shërohen.

“Parimi në të cilin punojmë është imunizimi pasivi” ka sqaruar Shtefan Dibel nga Universiteto Teknik në Braunshvajg.

Hulumtimi për kandidatin më të mirë nga antitrupat për barin e mëvonshëm do të vazhdoj deri në gjysmën e qershorit ka thënë Tomas Shirman nga kompania bio-teknologjike „Jumab”, e cila është e kyçur në këtë projekt.

Qëllimi i shkencëtarëve është që deri në vjeshtë pacientët e parë me Covid-19 të mund të shërohen me këtë medikament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat