Conte: Infeksioni i koronavirusit nuk do rikthehet, nëse italianët sillen si këto dy ditë

Evropë

Conte: Infeksioni i koronavirusit nuk do rikthehet, nëse italianët sillen si këto dy ditë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:13
Giuseppe Conte

“Tani janë përcaktuar pragjet e alarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm të hapjeve me diferencime gjeografike”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Me një protokoll sigurie për hapësira, ambiente dhe aktivitete, do të jetë e mundur të vendosim për hapjet e qendrave të bukurisë, parukierëve, por edhe teatro”, tha Conte në një intervistë me Il Fatto Quotidiano.

“Objektivi i parë i kësaj faze 2 ishte të kuptonte nëse italianët do t’i përmbaheshin indikacioneve të sigurisë. Dy ditët e para të rifillimit treguan Italinë në pjesën më të madhe të vetëdijshme dhe të përgjegjshme, e cila është tregon se edhe në ditët e ardhshme gjërat do të funskionojnë mirë”- tha kryeministri Conte.

Italia hyri zyrtarisht në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi në datën 4 maj. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve janë rikthyer në punë. Sipas dekretit të qeverisë, nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat