Komisioneri i BE për Zgjerimin: Pandemia konfirmoi qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Evropë

Komisioneri i BE për Zgjerimin: Pandemia konfirmoi qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:36
Oliver Varhelyi

Sot zhvillohet online Samiti i Zagrebit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor teksa bota dhe Europa sidomos është e goditur nga pandemia e COVID-19.

Në të njëjtën kohë Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi nëpërmjet një statusi në “Twitter” thotë se “pandemia konfirmoi se Ballkani Perëndimor është qartësisht me të ardhmen në BE.”

Varhelyi theksoi se fillimisht BE kërkoi aksion global dhe bashkëpunim mes partnerëve dhe këtë më mirë se kudo e bëri Ballkani Perëndimor, rajoni në zemër të Europës.

Më pas ishte BE që ofroi ndihma financiare dhe mbështetje për të gjitha vendet teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën lajmin pozitiv të çeljes së negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat