Itali, 274 viktima dhe 3031 të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19

Evropë

Itali, 274 viktima dhe 3031 të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19

Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1401 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858. Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali, ndërsa 3031 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intensive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,381,288 mostra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat