Sllovakia nuk e shënoi asnjë rast të ri të virusit në 24 orët e fundit

Evropë

Sllovakia nuk e shënoi asnjë rast të ri të virusit në 24 orët e fundit

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:30
Sllovakia

Sipas të dhënave qeveritare, Sllovakia nuk e ka shënuar asnjë rast të ri të koronavirusit në 24 orët e kaluara, për herë të parë nga 10 marsi.

Shteti me 5.5 milionë banorë, i shtrirë në Evropën Qendrore, ka shënuar më pak infektime dhe vdekje se shtetet fqinje, me vetëm 1,455 të infektuar dhe 26 të vdekur.

Të mërkurën, qeveria vendosi për rihapjen e të gjitha dyqaneve, hoteleve, muzeve dhe pikave turistike si dhe e lejoi mbajtjen e dasmavev dhe shërbimeve fetare me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

Megjithatë, shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe udhëtimi ndërkombëtar nuk është i mundshëm, shkruan “The Guardian”.

Njerëzit që kthehen nga vendet e hujaja janë të detyruar të vendosen për 14 ditë në karantinë në qendrat e menaxhuara nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat