Edhe 44 raste pozitive me koronavirus në Zvicër, dy herë më pak se një ditë më parë

Evropë

Edhe 44 raste pozitive me koronavirus në Zvicër, dy herë më pak se një ditë më parë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, 44 njerëz janë infektuar me Covid 19, që është afërsisht sa gjysma e numrit të një dite më parë. Siç dihet tashmë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), të premten kishte raportuar 81 raste të reja infeksioni.

Të martën, katër ditë më parë, ishte shënuar një rënie rekorde, në vetëm 28 raste të reja të infeksioneve, por në ditët në vijim kishte pasur sërish një ngritje relative, në mes të 60 dhe 81 raste. Fjala është për luhatje normale të shifrave ndërkohë që trendi i uljes së rasteve është i qartë prej më se një muaji, shkruan sda.ch.

Sipas BAG, deri më tani në Zvicër ka pasur gjithsej 30,251 raste infekstimi, të konfirmuara nga laboratori.

Numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, në mesditën e të shtunës ishte 1 mijë e 823, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Kjo e fundit bën përditësimin e të dhënave dy herë në ditë, duke u bazuar në statistikat që publikojnë kantonet.

Deri më tani janë kryer gjithsej 306 mijë e 223 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat