Italia liron nga spitalet mbi 4 mijë persona

Evropë

Italia liron nga spitalet mbi 4 mijë persona

Më: 9 maj 2020 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se kanë liruar nga spitalet një shifër rekord prej 4,008 personash gjatë ditëve të fundit pasi kanë rezultuar negativ në testin e coronavirus, teksa vendi përgatitet drejt rihapjes pas rreth dy muajsh në karantinë.

1.083 persona kanë rezultuar pozitiv, gjysma e të cilëve nga rajoni i Lombardisë, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 218. 268.

Autoritetet kanë thënë se shifra reale mund të jetë deri në 10 herë më e lartë.

Numri i total i viktimave në vendin fqinj është 30,395.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat