Gjermania shënon vetëm 13 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit

Evropë

Gjermania shënon vetëm 13 viktima të koronavirusit në 24 orët e fundit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e kaluara. Kjo është një ndër shifrat më të ulëta të viktimave në javët e fundit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,395. Kjo shifër është mjaft e vogël në krahasim me viktimat që janë shënuar në Itali, Spanjë, Britani të Madhe dhe Francë.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 667 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshmëi i të prekurve shkoi në 169,218 persona, shkruan “Reuters”.

Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat kufizuese për ta riaktivizuar ekonominë dhe për t’iu kthyer jetës normale. Sidoqoftë, disa qytete kanë paralajmëruar kthim të masave për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat