Nevoja për punëtorë, Austria merr 220 punonjës nga Ukraina, Italia synon të zgjasë lejet e qëndrimit

Evropë

Nevoja për punëtorë, Austria merr 220 punonjës nga Ukraina, Italia synon të zgjasë lejet e qëndrimit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Për shumë fermerë në Austri e jo vetëm, vjelja e produkteve do të jetë një sfidë. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit shumë punëtorë të huaj që merren me vjeljen e produkteve të ndryshme nuk lejohen të hyjnë në shtetet ku më parë janë kërkuar masivisht. Fermerët nga Austria kanë të sigurojnë më shumë se 220 punëtorë sezonalë të Ukrainës.

Pas bisedimeve të gjata dhe aspak të lehta 220 punëtorë nga Kievi mbërritën në Austri dhe janë gati për vjeljen e luleshtrydheve. Partitë qeveritare në Itali kërkojnë një marrëveshje mbi punëtorët sezonalë të fermave.

Bisedimet midis fermerëve, dhe ministrive thuhej se ishin "afër" për të arritur një marrëveshje për të rregulluar mijëra punëtorë, kontratat e të cilëve kanë mbaruar.  Bëhet me dije se lejet e tyre të qëndrimit do të zgjaten me  tre muaj. Sipas të dhënave paraprake, zgjatja tre-mujore do të mbulojë gjithashtu  edhe ndihmat.  Sikundër Lëvizja 5 Yjet,  vendim për zgjatjen e lejeve të qëndrimit për punëtorët sezonalë ka shkaktuar reagim të kreut të Lega Nord, Matteo Salvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat