Nëntë të vdekur nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Rusi

Evropë

Nëntë të vdekur nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Rusi

Më: 11 maj 2020 Në ora: 14:40
Ilustrim

Nëntë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar nga një zjarr që e kaploi një shtëpi private për kujdesin ndaj të moshuarve në Krasnogorsk, qytet afër Moskës.

Autoritetet lokale thanë se shkaktar i këtij zjarri besohet të ketë qenë një tel i rrymës.

Policia ruse e arrestoi menaxherin e kësaj shtëpie nën akuzën për ofrim të shërbimeve jashtë standardeve të sigurisë.

Sipas zyrtarëve, gjashtë nga nëntë personat e shtrirë në spital janë në gjendje shumë të rëndë, shkruan “Free Europe”.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, i vizitoi në spital personat e lënduar dhe vendin e ngjarjes.

Ai premtoi se personat e prekur nga zjarri do ta marrin tërë asistencën e nevojshme dhe u zotua se do të ndëshkohen të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentin tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat