​Gjermani, sinjale për fillimin e valës së dytë të COVID-19?

Evropë

​Gjermani, sinjale për fillimin e valës së dytë të COVID-19?

Më: 11 maj 2020 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Shkalla e riprodhimit të pandemisë koronavirus në Gjermani mbeti sot mbi pragun kritik prej një për qind me një vlerë të vlerësuar prej 1.07, pasi dje ishte 1.13 për qind, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik dhe Kontrollin e Sëmundjeve Robert Koch.

Shkalla e riprodhimit tregon që mesatarisht 100 të infektuar infektojnë 107 persona të tjerë, që do të thotë se numri i infeksioneve të reja po përshpejtohet përsëri, gjë që mund të jetë një sinjal për fillimin e valës së dytë të pandemisë në ekonominë më të madhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat