Gjermania relakson edhe më tutje masat, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve

Evropë

Gjermania relakson edhe më tutje masat, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve

Më: 12 maj 2020 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Gjermania ka filluar të lehtësojë edhe më tutje masat izoluese ndaj koronavirusit, pavarësisht se numri i të infektuarve u trefishua në vend, sipas Institutit Robert Koch.

Baret, kafenetë dhe palestrat u lejuan të hapen në shtetet më të popullarizuara në zonën veriore të Gjermanisë, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas institutit gjerman, niveli i të infektuarve me sëmundjen Covid-19 është rritur për 1.13 për qind për ditën e dytë radhazi.

Në kohën kur masat izoluese veçse kanë filluar të relaksohen, të hënën shteti gjerman raportoi 357 raste të reja të diagnostikuara me virusin pandemik, si dhe 22 vdekje lidhur me të, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

Krahas Gjermanisë, relaksimi i vendimeve afatgjata, të ndërmarra për luftimin e koronavirusit, po ndodh  edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë e Britani të Madhe. Të gjitha këto shtete të përmendura paralajmëruan lehtësimin e masave mëngjesin e të hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat