Po kuroheshin nga Covid-19, 5 pacientë vdesin nga zjarri në spitalin e Shën Pjetërburg

Evropë

Po kuroheshin nga Covid-19, 5 pacientë vdesin nga zjarri në spitalin e Shën Pjetërburg

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Pesë pacientë të prekur nga koronavirusi humbën jetën pas një zjarri të rënë në një spital në Rusi, atje ku ishin duke marrë ndihmën mjekësore, ka bërë të ditur agjencia shtetërore ruse e lajmeve.  

Pacientët ishin në respiratorë, në katin e 6 të spitalit në Shën Pjetërburg. Mjekët janë shprehur për agjencinë TASS se pacientët ishin në gjendje të rëndë.

Pas rënies së zjarrit në spital, më tepër se 150 persona u detyruan të evakuohen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar pas një qarku të shkurtër në respiratorë. Ndërkohë, menjëherë kanë nisur hetimet mbi rastin.

Ky është zjarri i dytë i rënë në spital ditët e fundit. Të shtunën, një spital në Moskë u përfshi nga zjarri, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19, një person mbeti i vdekur, ndërsa 200 të tjerë u evakuuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat