Gjuriq: Ndihma ruse ka ngritur moralin e qytetarëve të Serbisë

Evropë

Gjuriq: Ndihma ruse ka ngritur moralin e qytetarëve të Serbisë

Nga: F.B Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:33
Marko Gjuriq

Përderisa BE dhe ShBA kanë kritikuar orientimin , kërkimin e ndihmës nga Kina e Rusia dhe falënderimin e hapur ndaj këtyre vendeve për Serbinë, zyrtarët serb vazhdojnë të lavdërohen dhe arsyetojnë ndihmat ruse për Serbinë në krizën e pandemisë. “Ndihmat dhe prania e ekspertëve ka ngritur moralin e qytetarëve tanë” ka thënë Marko Gjuriq nga zyra për Kosovë në qeverinë e serbe, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se në sfidën e krizës së pandemisë shtetet dhe popujt duhet të tregojnë solidaritet dhe bashkëpunim dhe të dëshmojnë se nuk janë vetëm në fatkeqësi, posaçërisht vendet me raporte tradicionalisht mike e vëllazërore.

"Prania e ekspertëve ushtarak dhe kontributi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ka pasur ndikim moral për të përballuar situatën dhe gjendjen e vështirë në kohën e luftimit të armikut të panjohurë ", tha Gjuriq.

Ai shtoi se ndihma nga Rusia do mbahet mend edhe vlerësohet gjatë në Serbi sepse miku të gjindet në vështirësi. Solidariteti mes vendeve dhe popujve ka rëndësi të veçantë dhe thelbësore për të ndihmuar a ta që kanë nevojë, qoftë ajo edhe simbolike.

"Kjo duhet të bëhet parim në raportet ndërkombëtare në periudhën pas virusit “ tha ai, ndërkohë që nuk ka komentuar vërejtjet dhe kritikën që BE dhe ShBA kanë bërë për falënderimin e veçantë për Kinën edhe Rusinë dhe jo edhe për vendet tjera që ju gjinden në kohën e krizës Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat