Kroacia në mënyrë të heshtur hap kufijtë për të huajt

Evropë

Kroacia në mënyrë të heshtur hap kufijtë për të huajt

Më: 14 maj 2020 Në ora: 10:16
Kroacia

Kroacia jo zyrtarisht hapi kufijtë e saj për turistët katër ditë më parë, shkruan gazeta zagrebase “Jutarnji List”.

Gazeta shkruan se për këtë diçka mund të kuptohej ditë më parë, kur ministri Bozhinoviq konfirmoi në një konferencë për medie të Shtabit të Mbrojtjes Civile se njerëzit që dëshmojnë në kufi se kanë rezervuar strehim turistik në Kroaci, në të vërtetë mund të hyjnë në këtë vend pa asnjë problem.

E përditshmja zagrebase vëren se zyrtarisht dhe ligjërisht, kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kroat të Shëndetit Publik të 9 majit, i cili përcakton se të huajt mund të kalojnë kufirin kroat vetëm në tri situata specifike.

Dhe kjo është kur ata posedojnë pasuri të patundshme ose lundër në Kroaci, ose ata vijnë në atë vend për varrim, për të cilin janë të detyruar të tregojnë dokumentacionin në kufi.

Përveç kësaj, një i huaj mund të hyjë zyrtarisht në vend nëse ai është ftuar nga ndonjë subjekt afarist kroat, dhe përjashtimi i tretë i referohet të huajve që kanë ndonjë “arsye afarizmi” për hyrjen në Kroaci, gjegjësisht interes ekonomik.

Turistët e huaj, siç shpjegon gazeta, si edhe ata të cilët vijnë për qëllime afariste, në hyrje të vendit do të marrin në formë të shkruar udhëzime për sjellje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat