Polonia miraton Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë: Politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë - Bota Sot
Polonia miraton Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë: Politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë

Evropë

Polonia miraton Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë: Politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:15
Polonia

Presidenti polak Andrzej Duda ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, në të cilën, politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë. Ceremonia e nënshkrimit të strategjisë u zhvillua në pallatin presidencial dhe u transmetua nga televizionet polake.

Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare polake, Pavel Soloh, i cili luajti rolin kryesor në formimin e kësaj strategjie, ndër të tjera tha se, “kjo qasje u miratua si rezultat i një analize të hollësishme të veprimeve të Rusisë”.

Në tekstin e dokumentit kryesor polak të fushës së mbrojtjes, thuhet se kërcënimi më serioz për Poloninë është politika neo-perandorake e autoriteteve ruse, e pasuar edhe me forca ushtarake. Agresioni kundër Gjeorgjisë, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe aktivitetet në Ukrainën lindore, kanë shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë minuar shtyllat e sistemit evropian të sigurisë.

Në këtë dokument, tutje thuhet Rusia po zhvillon me intenzivitet aftësitë e saj ushtarake sulmuese dhe duke realizuar ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë, bazuar në skenarët që supozojnë një konflikt të mundshëm me ndonjë nga vendet anëtare të NATO-së, e madje edhe përdorimin e armëve bërthamore.

Vëmendje në këtë dokument i është kushtuar edhe sulmeve kiberneike dhe dezinformimit rus, duke potencuar se Rusia kryen veprime nën pragun e luftës (të natyrës hibride), e cila paraqet rrezikun e shpërthimit të një konflikti dhe ndërmerr veprime shumëpalëshe dhe gjithëpërfshirëse duke përdorur mjete jo-ushtarake (sulme kibernetike, dezinformimin) për të destabilizuar strukturat e shteteve dhe shoqërive perëndimore, si dhe për të krijuar përçarje midis aleatëve.

Sipas strategjisë, përgjigja kryesore ndaj këtij kërcënimi duhet të jetë forcimi i lidhjeve me NATO-në, vendosja e aleatëve në territorin polak dhe sjellja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

Fjalë kyçe Polonia Miraton Presidenti polak Andrzej Duda ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë në të cilën politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë. Ceremonia e nënshkrimit të strategjisë u zhvillua në pallatin presidencial dhe u transmetua nga televizionet polake. Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare polake Pavel Soloh i cili luajti rolin kryesor në formimin e kësaj strategjie ndër të tjera tha se “kjo qasje u miratua si rezultat i një analize të hollësishme të veprimeve të Rusisë”. Në tekstin e dokumentit kryesor polak të fushës së mbrojtjes thuhet se kërcënimi më serioz për Poloninë është politika neo-perandorake e autoriteteve ruse e pasuar edhe me forca ushtarake. Agresioni kundër Gjeorgjisë aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe aktivitetet në Ukrainën lindore kanë shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë minuar shtyllat e sistemit evropian të sigurisë përcjell Telegrafi. Në këtë dokument tutje thuhet Rusia po zhvillon me intenzivitet aftësitë e saj ushtarake sulmuese dhe duke realizuar ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë bazuar në skenarët që supozojnë një konflikt të mundshëm me ndonjë nga vendet anëtare të NATO-së e madje edhe përdorimin e armëve bërthamore. Vëmendje në këtë dokument i është kushtuar edhe sulmeve kiberneike dhe dezinformimit rus duke potencuar se Rusia kryen veprime nën pragun e luftës (të natyrës hibride) e cila paraqet rrezikun e shpërthimit të një konflikti dhe ndërmerr veprime shumëpalëshe dhe gjithëpërfshirëse duke përdorur mjete jo-ushtarake (sulme kibernetike dezinformimin) për të destabilizuar strukturat e shteteve dhe shoqërive perëndimore si dhe për të krijuar përçarje midis aleatëve. Sipas strategjisë përgjigja kryesore ndaj këtij kërcënimi duhet të jetë forcimi i lidhjeve me NATO-në vendosja e aleatëve në territorin polak dhe sjellja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. srategjine
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat