Politika ruse kërcënuesi kryesor për strategjinë kombëtare të sigurisë të Polonisë - Bota Sot
Politika ruse kërcënuesi kryesor për strategjinë kombëtare të sigurisë të Polonisë

Evropë

Politika ruse kërcënuesi kryesor për strategjinë kombëtare të sigurisë të Polonisë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:47
Polonia

Politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë për Poloninë. Ky listim u bë me rastin e miratimit të Strategjisë Kombëtare të Siguris nga presidenti polak Andrzej Duda.

Ceremonia e nënshkrimit të strategjisë u zhvillua në pallatin presidencial dhe u transmetua nga televizionet polake.

Për kreun e Byrosë së Sigurisë Kombëtare polake, Pavel Soloh, i cili luajti rolin kryesor në formimin e kësaj strategjie, kjo qasje u miratua si rezultat i “një analize të hollësishme të veprimeve të Rusisë”.

Në tekstin e dokumentit kryesor polak të fushës së mbrojtjes, thuhet se kërcënimi më serioz për Poloninë është politika neo-parandorake e autoriteteve ruse, e pasuar edhe me forca ushtarake. Po ashtu, theksohet se agresioni kundër Gjeorgjisë, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe aktivitetet në Ukrainën lindore, kanë shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë minuar shtyllat e sistemit evropian të sigurisë.

Në këtë dokument, thuhet po ashtu se Rusia po zhvillon intensivisht aftësitë e saj ushtarake sulmuese dhe duke realizuar ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë, bazuar në skenarët që supozojnë një konflikt të mundshëm me ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s, e madje edhe përdorimin e armëve bërthamore.

Vëmendje në këtë dokument i është kushtuar edhe sulmeve kiberneike dhe dezinformimit rus, duke potencuar se Rusia kryen veprime nën pragun e luftës (të natyrës hibride), e cila paraqet rrezikun e shpërthimit të një konflikti dhe ndërmerr veprime shumëpalëshe dhe gjithëpërfshirëse duke përdorur mjete jo-ushtarake (sulme kibernetike, dezinformimin) për të destabilizuar strukturat e shteteve dhe shoqërive perëndimore, si dhe për të krijuar përçarje midis aleatëve.

Sipas kësaj strategjie, përgjigja kryesore ndaj këtij kërcënimi duhet të jetë forcimi i lidhjeve me NATO-n, vendosja e aleatëve në territorin polak dhe sjellja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat