Sllovenia e para në Evropë shpalli fundin e epidemisë së virusit Corona

Evropë

Sllovenia e para në Evropë shpalli fundin e epidemisë së virusit Corona

Nga: F. B. Më: 15 maj 2020 Në ora: 11:23
Ilustrim

Qeveria e Sllovenisë zyrtarisht ka shpallur fundin e epidemisë së virusit Corona dhe kështu është bërë vendi i parë në Evropë që ka bërë këtë, pasi pushteti atje konfirmoi numrin më të vogël se 7 persona në ditë tash e dy javë, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se ky vendim është ndërmarr mbrëmë nga Qeveria e Sllovenisë transmetojnë mediat.

Qytetarët që udhëtojnë në Slloveni nga vendet e tjera nuk janë të obliguar që të vendosen në karantinë për shtatë ditë siç ishte deri më tani kanë njoftuar përmes kumtesës zyrtare nga qeveria njofton Rojters.

Sllovenia është vendi që ka rreth 2 milionë banorë dhe kufizohet nga Italia, Austria, Hungaria dhe Kroacia gjatë kohës nga marsi deri tani ka raportuar për 1 mijë e 464 raste me virusin Corona prej të cilëve 103 kanë qenë viktima dhe kanë vdekur.

Në Slloveni gjendja epidemiologjike është shpallur me 12 mars dhe ka zgjatur deri mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat