Turistët gjermanë/ Majorka nis në qershor projektin pilot!

Evropë

Turistët gjermanë/ Majorka nis në qershor projektin pilot!

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:06
Ishulli spanjoll i Majorkës

Ishulli spanjoll i Majorkës planifikon të mirëpresë një numër të kufizuar gjermanësh dhe udhëtarësh të tjerë në fund të qershorit në një “projekt pilot” për rifillimin e turizmit të bllokuar për shkak të koronavirusit.

Presidentja rajonale e ishujve baleare, Francina Armengol, shpjegoi se në bazë të këtij plani, operatori i madh gjerman i udhëtimeve turistike, TUI, do të dërgojë shtetas gjermanë e të tjerë në vende apo rajone europiane si Majorka që kanë shkallët të ulët infeksioni.

“Ne jemi të gatshëm ta realizojmë projektin pilot në fund të qershorit, në mënyrë që grupet të mund garantohen për sigurinë shëndetësore,” tha Armengol e cituar nga CNN. “Ne duhet të mësojmë se si të jetojmë me Covid-19 dhe ta bëjmë këtë, në një mënyrë sa më të sigurtë”, shtoi ajo. Në Gjermani, TUI konfirmoi se e sheh mundësine e ripërtëritjes së turizmit në Majorka e më gjerë.

“ Ne jemi në bisedime me një sërë qeverish lokale të vendeve ku mendojmë se mund të ketë pushime verore” tha kreu i saj i komunikimeve, Martin Riecken. TUI, nga sa shtoi ai, është në bisedime edhe me destinacionet turistike në Greqi, Qipro, Kroaci e Bullgari.

Rifillimi i turizmit, sipas Riecken, do të varet nga vendet e shteteve të ndryshme për rihapjen e kufijve dhe heqjen e karantinës së detyrueshme 14 ditore për udhëtarët. Spanja e e ka njoftuar një masë të tillë dhe thotë se ajo do të mbete në fuqi përgjatë gjithë gjendje emergjente të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat