Italia hap kufijtë nga 3 qershori, kush lejohet

Evropë

Italia hap kufijtë nga 3 qershori, kush lejohet

Më: 16 maj 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Duke nisur nga 3 qershori, rihapen kufijtë e Italisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian pa asnjë dallim, pa karantinë dhe pa vetë-certifikim.

“Duke nisur nga 3 qershori lëvizjet mes rajoneve të ndryshme mund të limitohen vetëm me paralajmërime shtetërore në zona të caktuara të territorit, sipas parimeve dhe proporcionalitetit me rrezikut epidemiologjik të pranishëm në këto zona”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria italiane këtë të premte.

Këto rregulla do të zbatohen gjithashtu edhe për lëvizjet jashtë shtetit, të cilat mund të kufizohen vetëm me masa shtetërore gjithashtu të lidhura me shtete dhe territore specifike, sipas parimeve të përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit ndaj rrezikut epidemiologjik dhe në përputhje me kufizimet që rrjedhin nga sistemi ligjor të Bashkimit Europian dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Gjithsesi udhëtimet ndërmjet qytetit të Vatikanit ose Republikës së San Marino dhe rajoneve fqinje do të lejohet”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat