Nis çmontimi i gardhit kufitar në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë

Evropë

Nis çmontimi i gardhit kufitar në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 10:51
Kufiri Zvicer - Gjermani

Siç tregon një kronikë televizive e SRF-së, çmontimi i gardhit kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë ka filluar tashmë në Hallau të Kantonit të Schaffhausen-it

Hapja graduale e kufijve në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, e vendosur në nivele ndërshtetërore, ka filluar të realizohet edhe në terren.

Siç tregon një kronikë televizive e SRF-së, çmontimi i gardhit kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë ka filluar tashmë në Hallau të Kantonit të Schaffhausen-it.

Ashtu sikur ky, edhe të gjitha vendkalimet tjera të vogla kufitare duhet të jenë të hapura deri në mesnatën e sotme, thonë autoritetet, transmeton albinfo.ch. Pjesëtarët e Trupave të Rojës Kufitare, së bashku me personelin nga Departamenti i Ndërtimit, janë duke hequr bllokimet e vendosura rreth dy muaj më parë..

Por, ende kërkohet kujdes: jo të gjithë mund ta kalojnë kufirin as pas kësaj. Kufizimet vazhdojnë të zbatohen dhe po ashtu do të ketë edhe më tutje gjoba për shkelësit, përcjell albinfo.ch. Qarkullimi tërësisht i lirë do të jetë i mundur vetëm nga 16 qershori.

Ajo që të paktën është e garantuar: Nga mesnata e sotme, për shembull, mund të takohen sërish çiftet “ndërkufitare”. Ata/ato do të jenë veçanërisht të kënaqur/a që gardhi kufitar midis Kreuzlingenit dhe Konstanës do të çmontohet nga ora 19 (pasditja e vonë e sotme).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat