Austria hap kufijtë me 15 qershor

Evropë

Austria hap kufijtë me 15 qershor

Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:04
Austria

Kufijtë e Austrisë me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë do të rihapen plotësisht në 15 qershor, tha ministria e brendshme të shtunën.

Njoftimi pason një hap të koordinuar për të hequr plotësisht pengesat gjatë udhëtimit midis Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës nga 15 qershori. Kufizimet mbeten në vend për tranzitimin nga Italia.

“Qëllimi ynë është të kemi sa më shumë liri dhe sa më pak kufizime sa të jetë e nevojshme,” thanë ministrat e brendshëm, të jashtëm dhe të Europës në një deklaratë të përbashkët. Këto lehtësime krijojnë pak më shumë normalitet për njerëzit në rajonin kufitar.

Bashkimi Europian të mërkurën shtyu rihapjen e kufijtë të brendshëm por rekomandoi që kufijtë e jashtëm të Europës të mbeten të mbyllura për shumicën e udhëtimeve të paktën deri në mes të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat