Kryeministri spanjoll kërkon shtyrje të masave të izolimit

Evropë

Kryeministri spanjoll kërkon shtyrje të masave të izolimit

Më: 16 maj 2020 Në ora: 18:00
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se do t’i kërkojë parlamentit për një shtyrje përfundimtare të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur për shkak të pandemisë me koronavirus.

Sánchez ka thënë se dëshiron që kjo masë të shtyhet edhe për një muaj, në vend të dy javëve.

Aktualisht gjendja e jashtëzakonshme pritet të përfundojë në një javë.

Kryeministri spanjoll është përballur me kundërshtime në rritje pas kërkesës për vazhdim të fuqive ekzekutive, të cilat ia mundëson gjendja e jashtëzakonshme.

Rreth 100 persona kanë mbajtur protesta kundër qeverisë në Sevillë, pavarësisht kufizimeve në lëvizje.

Më herët gjatë ditës, autoritetet spanjolle kanë raportuar për shifrën më të vogël të të vdekurve me koronavirus për më shumë se dy muaj, 102.

Deri të shtunën, shifra totale e të vdekurve për shkak të këtij virusi në territorin spanjoll ka arritur në 27,563, derisa numri i të infektuarve është rritur në 230,183/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat