Spanja planifikon ta zgjas gjendjen emergjente deri në qershor

Evropë

Spanja planifikon ta zgjas gjendjen emergjente deri në qershor

Më: 17 maj 2020 Në ora: 09:39
Ilustrim

Kryeministri spanjoll, Petro Sanchez ka njoftuar se Qeveria do të kërkojë që gjendja emergjente e koronavirusit të zgjatet për herë të fundit deri në fund të qershorit.

Kështu ka deklaruar Sanchez të shtunën, përderisa shpërthyen protesta kundër qeverisë rreth situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Rruga që ne do ta marrim është e vetmja e mundshme”, tha kryeministri Sanchez gjatë një konference për gazetarë, duke shtuar se do të kërkojë nga kuvendi që gjendja emergjente të shtyhet edhe për një muaj deri në fund të qershorit, kur shumica e vendit duhej të kthehej në gjendje normale.

Spanja gjendjen e emergjente e shpalli për herë të parë më 14 mars. Zyrtarët thonë se situata me Covid-19 atje është në kontroll, duke shtuar se kufizimet duhet të qëndrojnë edhe për një kohë më të gjatë përderisa masat e bllokimi të shkojnë drejt lehtësimit.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 të shtunën atje u rrit në 27 mijë e 563, ku u raportuan vetëm 102 të vdekur. Kjo konsiderohet si numri më i vogël i të vdekurve brenda 24 orëve që nga 18 marsi.

Atje dje u shfaqën protestues të cilët ishin kundër menaxhimit të situatës me koronavirus nga Qeveria spanjolle, disa prej tyre kërkuan që kjo qeveri të jap dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat