Kafeneja gjermane detyron klientët që me kapele speciale të mbajnë distancën

Evropë

Kafeneja gjermane detyron klientët që me kapele speciale të mbajnë distancën

Më: 17 maj 2020 Në ora: 22:10
Foto

Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.

Të shtunën e kaluar pronarëve të Cafe Rothe në Schwerin – një qytet në Gjermani, u lejuan të rihapnin dyert kafeneve për vizitorët pasi ishin hequr kufizimet e coronavirusit.

Ndërsa njerëzit shijuan shoqërinë dhe motin, motoja në kafene ishte: “Mbaj distancën shoqërore”.

Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social Facebook.

Kafetë dhe restorantet kanë filluar të rihapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat