Italia rihap baret dhe restorantet

Evropë

Italia rihap baret dhe restorantet

Më: 18 maj 2020 Në ora: 19:13
Ilustrim

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka njoftuar se janë rihapur baret dhe restorantet, por thotë se  duhet të ketë kujdes ndaj një rishfaqjeje të koronavirusit.

“Sot vendi po lëviz përsëri, por është akoma në rrugë të gjatë dhe ne kurrë nuk duhet ta ulim vigjilencën tonë”, deklaroi ai.

Duke theksuar nevojën për të vazhduar respektimin e distancave sociale dhe përdorimin e maskave të fytyrës, Conte tha se dekretet e fundit të qeverisë nuk mund të jenë zgjidhje për të gjitha aspektet ekonomike dhe problemet sociale.

“Qeveria po punon ditë e natë për të bërë më shumë  përpjekje për të dalë nga urgjenca COVID-19. Qeveria nuk është e shurdhër për shumë njerëz në vështirësi”, shtoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat