Belgjikë: Infermierët i kthejnë shpinën kryeministres

Evropë

Belgjikë: Infermierët i kthejnë shpinën kryeministres

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:55
Belgjikë

Stafi shëndetësor i ka kthyer shpinën kryeministres belge këtë fundjavë, gjatë një vizite që kjo e fundit e bëri në një spital të Brukselit.

Kur Sophie Wilmes, kryeministrja belge, po i afrohej spitalit me autokolonën qeveritare, stafi u rreshtua tek hyrja kryesore dhe i kthyen shpinën teksa ajo kalonte.

Qeveria ka marrë kritika për mënyrën se si është menaxhuar pandeminë e COVID-19, teksa Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve sesa çdo vend tjetër për çdo një milion banorë.

Në vendin me vetëm 11.5 milionë banorë ka pasur më se 9000 të vdekur.

Infermieret po ashtu kanë pasur mosmarrëveshje me qeverinë, pasi kanë kërkuar më shumë të drejta brenda industrisë së shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat