Oda tregtare gjermane parashikon tkurrje masive të ekonomisë

Evropë

Oda tregtare gjermane parashikon tkurrje masive të ekonomisë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Oda gjermane e tregtisë dhe industrisë, DIHK, pret që ekonomia e Gjermanisë të tkurret për së paku 10 për qind gjatë këtij viti për shkak të krizës së koronavirusit. Ky ishte një parashikim shumë më pesimist se vlerësimi i qeverisë.

“Këtë vit do të jemi dëshmitarë të një uljeje historike ekonomike”, tha kryetari i kësaj ode, Eric Schweitzer, gjatë prezantimit të hulumtimit më të ri për kompanitë industriale, shkruan “Reuters”.

Parashikimi i Odës së Tregtisë dhe Industrisë për rënie ekonomike dallon mjaft shumë me parashikimin e qeverisë gjermane, e cila ka thënë se ekonomia gjatë këtij viti do të tkurret për 6.3 për qind.

“Bizneset gjermane po përballen me sfidën më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Schweitzer, duke shtuar se shumë kompani industrial janë duke u ballafaquar me probleme të likuiditetit masiv.

Sipas hulumtimit të kësaj ode, në të cilin u përfshinë rreth 10 mijë kompani industrial, tri të katërtat e ndërmarrjeve raportuan rënie të kërkesës dhe 80 për qind e tyre presin rënie të konsiderueshme të shitjeve.

Për më tepër, gati 50 për qind e kompanive industriale gjermane janë duke i pezulluar investimet dhe janë duke planifikuar që ta zvogëlojnë buxhetin e vet për shkak të pandemisë, thuhet në hulumtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat