Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 16 marsi

Evropë

Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 16 marsi

Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:58
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka konfirmuar se të enjtën janë shënuar 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Kjo është hera e parë, që prej shpërthimit të pandemisë më 16 mars, që vendi raporton numër kaq të ulët të vdekjeve lidhur me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Shifrat kishin arritur kulminacionin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda periudhës 24 orëshe.

Të enjten numri i rasteve të reja të infektuarve me koronavirus ishte 482.

Deri më tani, në Spanjë, janë të regjistruar gjithsej 233.037 të infektuar me sëmundjen dhe 27,940 vdekje të shkaktuara nga ajo.

Megjithëse numri i të infektuarve dhe vdekjeve po bie, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të mërkurën, fitoi mbështetjen e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera, respektivisht deri më 6 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat