Statistikat në Suedi po shihen me shumë shqetësim, e gjitha kjo sepse nuk kishte një karantinë të rreptë

Evropë

Statistikat në Suedi po shihen me shumë shqetësim, e gjitha kjo sepse nuk kishte një karantinë të rreptë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:19
Suedi

Një studim i kryer në Suedi zbuloi se vetëm 7.3% e banorëve të Stokholmit zhvilluan antitrupa kundër COVID-19 në fund të prillit. Rezultati mund të nxit shqetësim se vendimi për të mos u futur në karantinë nuk ka dhënë rezultat për të krijuar atë që quhet “imuniteti i tufës”. 

Strategjia suedeze u mbrojt nga epidemiologu Anders Tegnell, rekomandimi i të cilit kundër mbylljes, ka shumë dyshime brenda dhe jashtë vendit, transmeton Telegrafi.

Vendimi i Suedisë për të mbajtur shumicën e shkollave, restoranteve, bareve dhe bizneseve, edhe kur pjesa më e madhe e Evropës ishte pas dyerve të mbyllura, e ekspozoi atë ndaj kritikave nga kundërshtarët e masës, të cilët u përqendruan në fakte. Suedia regjistroi nivele të vdekshmërisë shumë më të larta se ato të fqinjëve të saj nordikë, megjithëse shumë më të ulëta se ato të vendeve si Britania e Madhe, Italia dhe Franca që u mbyllën.

Suedia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19  në Evropë në shtatë ditët e kaluara.

Suedia kishte pritur që një e katërta e popullsisë së kryeqytetit të ishte kontraktuar me sëmundjen deri më 1 maj.

“Do të thotë që llogaritjet e bëra nga një agjenci shtetërore janë mjaft të gabuara”, i tha gazetës Dagens Nyheter, profesori i matematikës që bashkëpunoi me këtë gazetë.

Nga ana e tij, i cituar nga gazeta britanike The Guardian, Björn Olsen, një profesor i mjekësisë infektive në Universitetin Uppsala, tha se imuniteti i tufave ishte një qasje “e rrezikshme dhe jorealiste”. “Unë mendoj se imuniteti i tufës është një rrugë e gjatë, nëse e arrijmë ndonjëherë atë”, tha ai pas publikimit të gjetjeve të antitrupave.

Tegnell ka mohuar që imuniteti i tufës ishte një qëllim në vetvete, megjithëse ai gjithashtu ka thënë se vendet që vendosën bllokada të rrepta mund të jenë më të prekshëm ndaj një valë të dytë të infeksioneve, sepse një përqindje më e vogël e popullsisë së tyre do të ishte imune. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat