Italia kujton atentatin mafioz kundër Falcones: Mafia ka lulëzuar në hije - Bota Sot
Italia kujton atentatin mafioz kundër Falcones: Mafia ka lulëzuar në hije

Evropë

Italia kujton atentatin mafioz kundër Falcones: Mafia ka lulëzuar në hije

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:48
Italia

Italia kujton sot Masakrën e Capacit, ku në një atentat mafioz organizuar nga Cosa Nostra humbën jetën Gjykatësi Antimafia Giovanni Falcone, bashkëhsortja e tij po gjykatëse Francesco Morvillo e katër truproje të tij.

Më 23 maj 1982 në autostradën 29 të Palermos në afërsi të komunës Capaci 400 kg lëndë eksplozive e vendosur nën asfalt me urdhër të mafias siciliane Cosa Nostra, hodhën në erë tre automjetet e blinduara me të cilat po udhëtonte ekipi i gjykatësit të antimafias Giovanni Falcone.

Katër truprojat që po udhëtonin në automjetin e parë tip ndërruan jetë në vendngjarje, gjykatësi antimafia e bashëkshortja e tij që uhdëtonin në automjetin e dytë tip Fiat Croma në ngjyrë të bardhë mbetën të plagosur rëndë e ndërruan jetë pak çaste më vonë në spital, ndërsa në automjetin e tretë mbetën të plagosur por mbijetuan 2 agjentë të tjerë të truprojes.

Autoritetet më të larta italiane kanë kujtuar 28 vjetorin e këtij atentati mafioz.

“Mafia është ushqyer me bashkëpunim e frikë e ka lulëzuar në hije”, ka deklaruar sot Presidenti italian Sergio Mattarella, Figurat e Giovanni Falcone e Paolo Borsellino si shumë shërbëtorë të tjerë të shteit, kanë rritur sensin e detyrës e të angazhimit për të luftuar për të luftuar mafian e për të hedhur dritë në errësirën e saj.”

Në vendngjarje Prefekti i Palermos Giuseppe Forlan i, Kuestori i Palermos REnatoa Cortese e motra e gjykatësit të vrarë Maria Falcone vendosën një kurorë përkujtimire. Për shakk të masave të padnemisë sivjet nuk do të zhvllohen manifestime e evneti për të nderaur figurën e Giovanni Flacones, por Fondazioni që mban emrin e tij në Palermo ka ftuar të gjithë të vendosin çarçafë të bardhë në ballkonet e qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat