Spanja hap dyert për turistët nga muaji korrik - Bota Sot
Spanja hap dyert për turistët nga muaji korrik

Evropë

Spanja hap dyert për turistët nga muaji korrik

Më: 23 maj 2020 Në ora: 16:14
Ilustrim

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik.

Qeveria spanjolle para disa javëve e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë, ku vitin e kaluar u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat