Itali/ 119 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, 669 të infektuar - Bota Sot
Itali/ 119 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, 669 të infektuar

Evropë

Itali/ 119 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, 669 të infektuar

Më: 23 maj 2020 Në ora: 23:31

Në Itali kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit 119 persona, ndërsa janë infektuar 669 njerëz. Kjo është një shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 130, dhe që tregon statistika të qëndrueshme drejt përmirësimit të përgjithshëm.

Duhet theksuar se numri i të infektuarve mbetet i lartë edhe për shkak të zgjerimit të testimeve, ku vetëm dje janë testuar më shumë se 42 mijë persona.

Por nga 669 persona të infektuar në të gjithë vendin, 441 prej tyre janë vetëm në krahinën e Lombardisë.

Autoritetet italiane janë të shqetësuara nga situata në rajonin verior të Lombardisë, ku edhe sot regjistroheshin 65% të gjithë të infektuarve të rinj nga COVID-19.

Numri total i të prekurve nga fillimi i epidemisë ka kaluar 229 mijë personat, ndërkohë që viktimat janë pothuajse 33 mijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat