Kremlini: SHBA po përpiqet të destabilizojë Rusinë me informacionet për koronavirusin

Evropë

Kremlini: SHBA po përpiqet të destabilizojë Rusinë me informacionet për koronavirusin

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Kreu i parlamentit rus Vyacheslav Volodin tha sot se SHBA po përpiqet të destabilizojë situatën në Rusi duke përhapur dezinformim për situatën e koronavirusit atje dhe për rënien e mbështetjes publike për presidentin Vladimir Putin.

“Qëllimi i këtyre sulmeve të planifikuara është të shkatërrojnë Rusinë, dhe ne duhet ta parandalojmë këtë”, tha shefi i Dumës.

Volodin shtonte se qëllimi i sulmeve amerikane është diskreditimi i presidentit, i institucioneve kryesore të shtetit dhe i politikanëve kryesorë për t’i dobësuar ato.

Ai tha më tej se Uashingtoni po përpiqet me çdo mënyrë në fushatën kundër Rusisë e Kinës teksa dy vendet po parakalojnë SHBA. Por ai shtoi se SHBA mbetet qendra kryesore financiare e botës.

Sipas Volodin, Uashingtoni shkel detyrimet e tij në tregtinë botërore, anullon marreveshjet në sferën e sigurisë globale dhe vendos në dizavantazh partnerët e tij evropianë, “duke menduar vetëm për veten e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat