​Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria bien dakord për udhëtime të kufizuara

Evropë

​Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria bien dakord për udhëtime të kufizuara

Më: 26 maj 2020 Në ora: 18:37
Ilustrim

Hungaria ra dakord me Republikën Çeke dhe Sllovakinë për të lejuar udhëtimin e lirë të qytetarëve, por me një kufizim kohor, shkroi në Twitter kryeministri çek, Andrei Babis.

Një ditë më parë Babis deklaroi se së bashku me homologun e tij sllovak, Igor Matoviç kishin rënë dakord që nesër të hapin kufijtë mes dy vendeve, me kusht që udhëtarët të kthehen brenda 48 orësh.

Tashmë edhe Hungaria po bashkohet me këtë grup.

Në rast se dikush tejkalon afatin, kthimi do të kushtëzohet pas përgjigjes negative të testit të COVID-19 ose nga një karantinë dyjavore.

Kjo mundësi ekziston vetëm për shtetasit e tre vendeve të Europës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat