Kryeministri holandez nuk e takoi nënën para se të vdiste, iu bind me përpikmëri rregullave të koronavirusit

Evropë

Kryeministri holandez nuk e takoi nënën para se të vdiste, iu bind me përpikmëri rregullave të koronavirusit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 23:15
Kryeministri Mark Rutte

Ndërsa në Britaninë e Madhe vlon debati mbi shkeljen e rregullave të izolimit nga një pjesëtar i qeverisë Johnson, i cili kishte udhëtuar drejt shtëpisë së prindërve jashtë Londrës, nga Holanda vjen një kundër shembull ekstrem.

Kryeministri Mark Rutte, nuk e kishte parë dot nënën e tij në ditët e fundit të jetës pasi i ishte bindur masave të kufizimit që pengonin vizitat në qendrat për të moshuarit.  Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit holandez.

Rutte njoftoi të hënën se nëna e tij 96 vjeçare kishtë ndërruar jetë në një azil në Hagë, në 13 maj, gati dy muaj pasi qeveria mbylli të gjitha institucionet e tilla ndaj publikut.

“Kryeministri iu përmbajt të gjitha direktivave”, tha një zëdhënës i Rutte për gazetarët që e pyetën nëse ai kishte respektuar rregullat, duke mos e takuar nënën para se të vdiste.

Mediat holandeze raportuan se e ëma e kryeministrit nuk kishte vdekur nga Covid-19, pavarësisht se në qendrën ku jetonte kishte pasur raste me koronavirus.

Autoritetet holandeze po lejojnë vizitat individuale në disa azile për të moshuarit nga e hëna, një masë që do të shtrihet tek të gjitha qendrat në 15 qershor. Me 5830 vdekje e gati 46 mijë raste me Covid-19, Holanda zbatoi një ’izolim inteligjent’, me më pak kufizime se në shtete të tjera të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat