Spanja fillon 10 ditë zie për të vdekurit nga COVID-19

Evropë

Spanja fillon 10 ditë zie për të vdekurit nga COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:59
Foto

Spanja nga sot do të mbajë 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi.

Spanja ka filluar një periudhë zyrtare zie 10-ditore për dhjetëra mijëra viktima të pandemisë koronavirus në vend, raporton Reuters.

Të gjithë flamujt në ndërtesat publike në të gjithë vendin dhe në anijet detare spanjolle do të ulen në gjysmën e masteve deri në 5 qershor për të bërë nderim ndaj më shumë se 27,000 njerëzve që kanë humbur jetën deri më tani.

Deri sot, të paktën 27.111 njerëz kishin vdekur nga COVID-19, sëmundja shumë ngjitëse e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të njohura është më shumë se 236,000, me rreth 150,000 shërime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat