Tri ditë pa asnjë rast, shteti ballkanik që po fiton betejën me COVID-19

Evropë

Tri ditë pa asnjë rast, shteti ballkanik që po fiton betejën me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:46
Foto Ilustrim

Kroacia mesa duket ka fituar betejën me Covid-19, pasi sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar me koronavirus.  

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i epidemisë, është  2,244.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo është dita e tretë me rradhë, që autoritetet shëndetësore kroate nuk kanë regjistruar asnjë rast me Covid-19.

Bëhet me dije se në spitalet kroate, po marrin trajnim mjekësor 38 pacientë. Dëri më tani në këtë shtet kanë humbur betejën me Covid-19, 101 persona dhe janë shëruar 2,047.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat