BE-ja mund të shpartallohet për shkak të pandemisë - Bota Sot
BE-ja mund të shpartallohet për shkak të pandemisë

Evropë

BE-ja mund të shpartallohet për shkak të pandemisë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:29
BE-ja

Çarja ndërlikon përpjekjet për t’iu ndarë sa më shpejt para shteteve që janë goditur më së shumti nga pandemia, si Spanja e Italia, ku ndjenja anti-BE është në ngritje. Liderët kanë paralajmëruar se e ardhmja e Bashkimit Evropian mund të varet prej asaj se çfarë do të pasojë

(CNN) – Lufta rreth mënyrës së ndarjes së fondeve për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian nga pasojat e pandemisë së koronavirusit kanë ngjallur tensionet ndërmjet shteteve më të pasura dhe atyre më të varfra, duke kërcënuar me shtyrje të rimëkëmbjes ekonomike të rajonit dhe ngritje të forcave politike dhe financiare që mund ta copëtojnë bllokun pikë e pesë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, pritet të lansojë propozimin e saj për ta nxjerrë Evropën nga bataku i virusit, bashkë me planet për një buxhet afatgjatë të BE-së. Por ndasitë e thella ndërmjet shteteve anëtare ende duhet të fashiten, duke ngritur rrezikun e shtyrjes së pakos që është kritike për kapërcimin e efekteve të mëdha të krizës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat