Në Francë hapen restorantet dhe plazhet - Bota Sot
Në Francë hapen restorantet dhe plazhet

Evropë

Në Francë hapen restorantet dhe plazhet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka thënë të enjten se vendi po bënë përparim në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit. Ai ka bërë të ditur lehtësimin e mëtejmë të masave.

Philippe ka thënë të enjten pasdite se plazhet do të rihapen më 2 qershor. Është hequr edhe ndalesa për të udhëtuar më larg se 100 kilometra nga shtëpia. Edhe ky vendim hyn në fuqi më 2 qershor.

Në të njëjtën datë rihapen edhe kafenetë, baret dhe restorantet në gjithë Francën. Klientët duhet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit, ndërsa në zonat me rrezikshmëri më të lartë vetëm arenat e jashtme të lokaleve do të lejohen të punojnë.

Parqet dhe kopshtet publike në Paris, që deri më tani kanë qenë të njohura si “zona të kuqe” të COVID-19, po ashtu do të hapen prej të martës.

Ndërkohë ngjarjet e mëdha sportive mbesin të pezulluara deri më 21 qershor. Kampionati i futbollit në Francë tashmë është anuluar.

Është vendosur që të përshpejtohet plani për rihapje të shkollave të mesme, ndërkohë që shkollat fillore janë hapur në shumicën e vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat