Turqia lehtëson tutje masat kundër COVID-19

Evropë

Turqia lehtëson tutje masat kundër COVID-19

Më: 29 maj 2020 Në ora: 07:01
Recep Tayyip Erdogan

Turqia sot lehtësoi kufizimet e zbatuara për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pasi shënoi suksese në luftën e saj kundër pandemisë. Që nga 1 qershori, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan pas një mbledhjeje të kabinetit të mbajtur me videokonferencë, nëpunësit civilë në pushim administrativ ose që kanë punuar nga distanca do të kthehen në vendet e tyre të punës.

Duke iu referuar ndalimit të udhëtimit në 15 qytete të mëdha, ai tha se ndalimi i udhëtimit ndërurban në Turqi do të hiqet që nga muaji tjetër. Në prill, Turqia vendosi ndalim udhëtimi në 31 provinca për të frenuar përhapjen e virusit dhe më vonë e shfuqizoi atë pjesërisht. Presidenti turk shtoi se plazhet, parqet, kopshtet, kurset e patentës, restorantet, kafenetë dhe muzetë në Turqi do të rihapen në të njëjtën ditë. Qendrat e kujdesit ditor dhe kopshtet gjithashtu do të rihapen nga qershori, tha ai.

Po ashtu, Turqia lehtësoi ndalesën e lëvizjes për të miturit nën moshën 18 vjeç, të cilët të mërkurave dhe të premteve do të lejohen të lëvizin mes orës 14:00 dhe 20:00, tha presidenti Erdoğan. Ai shtoi se gjatë izolimit, grupet e mbështetjes sociale “Vefa” të formuara nga qeveria kanë ndihmuar 6,2 milionë njerëz duke u ofruar atyre shërbime thelbësore. Lidhur me solidarizimin e Turqisë me vendet e tjera gjatë pandemisë, Erdoğan deklaroi se Turqia u është përgjigjur 100 vendeve nga 135 që kanë kërkuar ndihmë ose produkte për shkak të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat