Greqia pranon turistë nga 29 vende – por, jo nga Anglia, Spanja, Italia dhe Franca - Bota Sot
Greqia pranon turistë nga 29 vende – por, jo nga Anglia, Spanja, Italia dhe Franca

Evropë

Greqia pranon turistë nga 29 vende – por, jo nga Anglia, Spanja, Italia dhe Franca

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Greqia do të hapë dyert e saj për vizitorët nga 29 shtete nga 15 qershori në përpjekjë për të ringjallur turizmin.

Megjithatë në mesin e këtyre vendeve nuk janë Anglia, Italia, Spanja dhe Franca – që kanë qenë vendet më të goditura nga pandemia.

Vendet nga të cilat do të lejohen turistët që të futen në Greqi janë: Gjermania, Austria, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Izraeli, Zvicrra, Japonia, Malta, Bullgaria, Kina, Kroacia, Australia, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Estonia, Letonia, Libani, Lituania, Hungaria, Koreja e Jugut, Serbia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Finlanda.

Greqia vendosi një bllokim me kufizime shumë të rrepta qysh në fillimin e shpërthimit të virusit çka ndihmoi që numri i infeksioneve dhe vdekjeve të mbetet në nivele relativisht të ulëta. Që nga lehtësimi i kufizimeve, Greqia e ka vendosur turizmin – jetik për ekonominë e saj – në qendër të planeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat