Koronavirusi në Itali: 87 viktima dhe 593 raste të reja në 24 orë

Evropë

Koronavirusi në Itali: 87 viktima dhe 593 raste të reja në 24 orë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:06
Ilustrim

Italia ka regjistruar sot 87 viktima dhe 593 raste pozitive me Covid 19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 33,229 ndërsa numri total i të infektuarve në 232,248.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,240 persona të shëruar dhe numri i tyre ka shkuar në 152,844.

Pacientë aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 46,175.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 7,094 ndërsa 475 janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është deri më sot 16, 012. Ndërkohë në 24 orëte fundit janë shënuar 38 viktima.

Disa rajone italiane si Basilicata, Calabria, Umbria, Abruzzo, Bolzano nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv Covid në 24 orët e fundit.

Numri i tamponeve të kryer deri me sot në Itali është 3,755, 279.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat