Oferta e Britanisë së Madhe/ Pasaporta për banorët e Hong Kongut

Evropë

Oferta e Britanisë së Madhe/ Pasaporta për banorët e Hong Kongut

Më: 30 maj 2020 Në ora: 06:37
Ilustrim

Viza më të aksesueshme dhe lehtësira për të marrë pasaportën britanike, kjo është oferta e Londrës për qytetarët e Hong Kongut. Qeveria e Boris Johnson thotë se masa do të merret nëse Kina nuk do të heqë dorë nga zbatimi i ligjit të ri mbi sigurinë në ish koloninë britanike.

Përgjigjia e Pekinit ka qenë e menjëhershme dhe përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ka kërcënuar adoptimin e kundërmasave të nevojshme ndaj Britanisë.

Lëvizja e mundshme britanike do të ishte e vlefshme për ata qytetarë të Hong Kongut, rreth 300 mijë, që aktualisht posedojnë dokumentin e shtetasve britanikë jashtë vendit, një lloj pasaporte e dytë që për momentin i lejon bartësve vetëm të vizitojnë britaninë e madhe pa vizë, për një periudhë deri në 6 muaj, pa vënë në diskutim kombësinë ekskluzive kineze.

Kina ka nisur ndërkohë nota proteste zyrtare kundër SHBA, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, vende që kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon imponimin nga ana e Pekinit të ligjit mbi sigurinë kombëtare në Hong Kong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat