4-vjeçari bllokohet brenda një peme në një park të Anglisë - Bota Sot
4-vjeçari bllokohet brenda një peme në një park të Anglisë

Evropë

4-vjeçari bllokohet brenda një peme në një park të Anglisë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë katërvjeçar u bllokua brenda një peme në një park të Anglisë, pas udhëtimit të tij të parë që nga lirimi i masave të izolimit nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, Finley Ibrahim, ishte duke eksploruar pyjet në Eastham Cuntry Park në Merseyside, së bashku me dy vëllezërit e tij, kur u fut në një vrimë peme ndërsa nuk mund të dilte që aty.

Nëna e tij Lindsey Ibrahim, e cila u ftua për ndihmë, nuk kishte arritur ta tërhiqte djalin e saj nga pema.

Meqënse burri i saj Terry Ibrahim, po punonte në shtëpi dhe ishte 10 minuta larg me makinë, Lindsey u detyrua të kërkonte ndihmë nga një burrë që ishte në park me familjen e tij.

Mirëpo, ai arriti të vinte në vendin e ngjarjes dhe pas 15 minutave, Finley u tërhoq nga maja e pemës nga babai i tij sikur të ishte një “Spider-Man”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat